Napoli fiton mes ankthit ndaj Empolit, blindon vendin në Champions (VIDEO)
Napoli hedh një hap të rëndësishëm për të arritur një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Të kaltrit fituan me vështirësi 2-3 ndaj Empolit.

Napoli e mbylli ndeshjen në pjesën e parë, teksa në pjesën e parë shënoi plotë 3 gola. Mertens fillimisht humbi një penallti pas 7 minutash, ndërkohë që pas disa minutash Napoli gjen golin e avantazhit me Insignen. Mertens korrigjoi shënjestrën me një super gol në minutën e 24-ët.

Insigne shënoi golin e tretë në minutën e 38-të, ndërkohë që në pjesën e dytë Empoli rihapi ndeshjen me El Kaddourin, dhe Maccaronen. Bomberi i Empolit shënoi golin e 100-të në Seria A, po nuk mundi të evitonte humbjen që e mban shumë pranë zonës së ftohtë./albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori