Napoli fiton ndaj Milanit dhe ruan kreun e tabelës
Pëlqej
Napoli ka mposhtur Milanin me rezultatin 2-1 në "San Paolo"

Napolitanët e mbyllninavantazh pjesën e parë me golin e shënuar nga Lorenzo Insigne në minutën e 33'-të.

Edhe në pjesën e dytë të dyja skuadrat kishin raste dhe loja ishte e ashpër dhe e fortë.

Vendasit dyfishonin shifrat në minutën e 73'-të me mesfushorin polak, Piotr Zielinski.

Milani përgjigjet në minutën e 90+1' me Romagnolin që lëshon një rraketë duke e dërguar në trekëndëshin e poshtëm të portës.

Me këtë fitore Napoli renditet në vendin e parë me 35 pikë, ndërsa Milani në vendin e 7-të me 19 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2017, ora 22:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori