Napoli gjen zëvendësuesin e Pepe Reinas
Sipas Rai Sport portieri i Sporting CP Rui Patricio është duke kryer vizitat mjeksore me Napolin.

Patricio ishte emëruar si një nga pretendentët kryesor për të zëvendësuar Pepe Reinan, i cili tashmë ka nënshkruar për Milanin si lojtar i lirë.

Partenopei kishin pranuar kushtet personale me 30-vjeçarin, me vlerë 2 milionë euro për sezon dhe me një kontratë 4-vjeçare.

Sporting CP dëshiron 35 milionë euro për portierin, por Napoli nuk janë të gatshëm të shkojnë më shumë se 18 milion euro.
Shtuar më 22/05/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori