Napoli gjen zëvendësuesin e Pepe Reinas
Tashmë skuadra e Napolit e ka gjetur portierin që do të mbrojë portën e skuadrës për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për portierin e Arsenalit, David Ospina i cili duke se pas ardhjes së Lenos dhe konkurrencës me Peter Çeh, ka vendosur që të largohet në drejtim të skuadrës italiane.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Aurelio De Laurentis për radion “Kiss Kiss”.

“Duke përjashtuar titujt e zhurmshëm në media, unë mund t’iu them se portieri i ri i Napolit do të jetë kolumbiani David Ospina”.– ka thënë De Laurentis tre ditë para se të fillojë kampionati italian.
Shtuar më 15/08/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori