Napoli godet sërish: Vjen Davide Astori
Napoli godet sërish: Davide Astori, mbrojtësi i Cagliarit dhe Kombëtares italiane, i kërkuar me ngulm edhe nga Milan, do të jetë pjesë e skuadrës së Rafa Benitez duke filluar nga sezoni në vijim. Presidenti i sardëve Massimo Cellino ka rënë dakord me Aurelio De Laurentiis për shitjen e yllit të tij.

Për futbollistin është gati një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 1,5 milionë euro neto në sezon, ndërsa në arkat e Cagliarit do të derdhen 12 milionë euro.


Pas Higuain, Reina, Albiol, Callejon etj dhe blerja e Astorit mund të quhet një tjetër sukses në merkaton e Napolit. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2013, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori