Napoli hedh sytë nga Jurgen Klopp
Jurgen Klopp është në shënjestrën e presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentis. Numri 1 i klubit "axurr" ka vendosur që pasardhësi i Rafa Benitez në stolin e skuadrës të jetë trajneri i suksesshëm gjerman, i cili me Borussia Dortmund ka fituar dy tituj të Bundesligës dhe ka arritur një finale të Champions League.

Sipas asaj që shkruan "sportmediaset.it", De Laurentis do të flasë personalisht me teknikun për ta bindur që t’i bashkohet projektit të tij.

Kontrata e Jurgen Klopp me Borussia Dortmund skadon në vitin 2018, por sezoni zhgënjyes aktual në Bundesligë që po kalojnë verdhezinjtë ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij.

Emri i Klopp lakohet edhe nga klube të tjera në Angli, Spanjë e Itali. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2015, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori