Napoli i Elseid Hysaj barazon pa gola ndaj Fiorentinas (VIDEO)
Fiorentina dhe Napoli kanë ndarë pikët në stadiumin “Artemio Franchi”.

Të dyja skuadrat luftuan shumë që të shënonin golin e fitores.

Për t’u përmendur është fakti se Elseid Hysaj ka luajtur të gjithë ndeshjen që nga minuta e parë.

Skuadra e Ançelotit nuk arriti dot të merrte një trepikësh, kështu mbetet shumë pas në luftën për titull.

Pas këtij barazimi Napoli renditet në vendin e 2 me 52 pikë, tetë më pak se Juventusi, ndërsa Fiorentina në vendin e 9 me 32 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 20:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori