Vritet në atentat miku i Çapjave, avokat i Shullazit
Napoli i Hysaj eleminon Zurichun e Kolollit (VIDEO)
Napoli ka prerë biletën për fazën tjetër të Europa League, duke eliminuar Zurichun pasi mposhti 5-1 me rezultat të përgjithshëm.

Skuadra e Carlo Ancelottit, pas fitores në ndeshjen e parë 3-1, triumfoi edhe në shtëpi, me rezultatin 2-0.

Verdi në minutën e 43’ dhe Ounas në atë të 75’ shënuan për rezultatin e kësaj ndeshje 2-0 dhe të përgjithshëm 5-1, për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Europa League.

Për Zurichun, nga minuta e parë në “San Paolo” luajtën Benjamin Kololli dhe Mirlind Kryeziu, teksa në stol ishte 17-vjeçari i talentuar shqiptar, Bledian Krasniqi, ndërsa Hekuran Kryeziu mungoi për shkak të kartonëve. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori