Napoli i “thith” energjitë Lazios, përmbys rezultatin dhe rrëmben fitoren
Pëlqej
Napoli ka mundur Lazion e Valon Berishës dhe Thoma Strakoshës në Stadio Olimpico të Romës me rezultat 1-2. Lazio e nisi mirë takimin, por Napoli e përmbysi rezultatin për t’i marrë tri pikë e para në sezonin e ri.

Napoli ka shënuar fitore me rezultat 1-2 kundër Lazios, duke ndjekur kështu Juventusin i cili mposhti Chievon sonte në Verona.

Në minutat e parë të pjesës së parë Lazio ishte shumë më e mirë dhe më kërkuese për të shënuar golin e parë.

Ai erdhi tek në minutën e 26 ku Ciro Immobile i Lazio shënon një gol të bukur duke e mposhtur portierin Karnezis të Napolit.

Pas pësimit të golit Napoli kthillet dhe vihet në kërkim të barazimit të rezultatit shkruan ekspress.

Këtë e arrin në minutat shtesë të pjesës së parë, ku rezultati barazohet nga Milik.

Në pjesën e dytë prapë Napoli ishte më kërkues.

Ata vazhdimisht bënin presion në drejtim të portës se Strakoshës dhe kjo i shpërblehet pasi që në minutën e 58’të, Insigne shënon një supergol për Napolin.

Pas golit, Napoli arriti që ta mbrojë mirë rezultatin dhe këtë ja ka arritur duke arkëtuar kështu tri pikët e para për sezonin e ri.

Me këtë fitore Napoli rënditet në vendin e dytë, me pikë të njëjta me Juventusin, por me golëdallim më të madh për Juventusin.
Shtuar më 18/08/2018, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori