Napoli i vendos çmim të ri Hysajt, Chelsea është gati të paguajë
Kam folur me lojtarin dhe ai dëshiron të qëndrojë këtu"-ishin këto fjalët e Carlo Ancelottit pak ditë më parë, i pyetur për Elseid Hysajn.

Edhe agjenti i futbollistit të kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi, deklaronte pak a shumë të njëjtën gjë pak ditë më parë, ndonëse deklaratat e tij kanë qenë shpesh kontradiktore.

Mirëpo, pavarësisht gjithë "telenovelës" së prodhuar deri më tani, mediat kanë arritur të zbardhin informacione që kanë rrjedhur nga Napoli. Mediat kanë zbuluar se Çelsi nuk heq dorë nga blerja e kartonit të Hysajt, teksa palët mund të jenë duke parë një mundësi për marrëveshje.

Drejtuesit e skuadrës londineze kërkojnë që të plotësojnë dëshirën e Maurizio Sarrit, për të afruar në skuadër mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit, Elseid Hysajn.

Te kaltrit kërkojne 50 milionë euro për kartonin e mbrojtësit shqiptar. Kjo vlerë mund të ulet deri në 35 milionë euro.

Tashmë pritet të konfirmohet ky zhvillim i ri, që mund ti japë dritën jeshile transferimit të Elseid Hysajt.
Shtuar më 17/01/2019, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori