Napoli jep lajmin e keq, Elseid Hysaj ka ndrydhur gjurin
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, duket se ka pësuar një dëmtim serioz në takimin e sotëm Napoli-Kaljari.

Klubi italian komunikoi së fundmi se 25-vjeçari ka ndrydhur gjurin e djathtë pas një dyluftimi në minutën e 80-të të takimit në fushën e Kaljarit.

Ekzaminimi i plotë fizik i tij do të konfirmohet ditën e nesërme përpara seancës stërvitore të Napolit.

Kapiteni i Shqipërisë asistoi golin e vetëm të ndeshjes dhe te kampi napolitan është përhapur frika se ai mund të mungojë për një kohë jo të shkurtër.
Shtuar më 16/02/2020, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori