Askush për
momentin nuk mund të lërë Napolin për të udhëtuar drejt vendit të tij të origjinës. Ndryshe nga ajo çfarë ka ndodhur me Juventusin dhe Interin dy klube që kanë lejuar
lojtarët e tyre të
huaj të largohen drejt vendeve të tyre, nga
qyteti i Napolit për
momentin nuk do të ikë asnjë futbollist.
Urdhëri ka qenë i presidentit Aurelio De Laurentiis. Në pritje për t’u sqaruar çështja se kur klubet do të nisin stërvitjen të gjithë
lojtarët e skuadrës së kaltër do të qëndrojnë në
Napoli.
Vendimi i klubit është bazuar te fakti se një largim në këtë pikë nga
qyteti do t’i detyronte futbollistët të qëndronin 14 ditë në izolim në
momentin që do të mbrrinin në vendet e tyre dhe 14 dita të tjera në
momentin që do të ktheheshin në
Napoli. 28 ditë në karantinë për të gjithë
lojtarët e
huaj do të prishinin planet e trajnerit Gattuso që është në gatishmëri për të rinisur stërvitjen.
Shtuar më 26/03/2020,
ora 11:25