Napoli këmbëngul për zëvendësuesin e Reinas
Reina zyrtarisht dhe publikisht ka pranuar se në fund të sezonit do ta lërë Napolin. Si shkak Napoli duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet përsa i përket kartonit të Bernd Leno, i cili shikohet sizëvendësuesi ideal i spanjollit.

Të kaltërit kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e Pepe Reina, i cili do të largohet nga skuadra në fund të sezonit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, portieri i Bayer Leverksuen, është në krye të listës së dëshirave të trajnerit Maurizio Sarri, dhe do të nisin që tani tentativën për ta marrë.

Klauzola e gardianit gjerman është 28 milionë euro, por Napoli duket se nuk dëshiron të ofrojë më shumë se 20 milionë. Alternativa janë edhe Pau Lopez e Rui Patricio./albeu.com/
Shtuar më 04/03/2018, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori