Napoli kërkon Granit Xhakën
Napoli, toka e premtuar e shqiptarëve. Pas Behramit e Xhemajlit, presidenti Aurelio de Laurentiis kërkon të afrojë në skuadrën e tij edhe lojtarin me origjinë kosovare të Borussia Mounchengladbach, Granit Xhaka. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, që gjithsesi theksojnë se në krye të listës vazhdon të qëndrojë Obiang. 20-vjeçari me origjinë shqiptare po vuan në stolin e skuadrës gjermane pasi nuk po gjen hapësira në skemat e trajnerit Lucien Favre.

Gjatë merkatos së verës me shumë mundësi ai do të largohet nga Bundesliga dhe sinjalet më të mëdha për të i japin skuadrat italiane sepse edhe Lazio nuk mbetet pas. Xhaka bën pjesë edhe në projektet e Igli Tares që e njeh shumë mirë lojtarin. Për t’u rikthyer te Napoli, merkatoja e skuadrës së Mazzarrit nuk ndalet me kaq sepse një tjetër objektiv i rëndësishëm është edhe italo-argjentinasi i Sampdorias, Icardi.

Lajmin e konfirmon agjenti i mesfushorit, Abian Morato, i cili jep sinjale pozitive ndaj projektit të të kaltërve, duke theksuar se skuadra e Mazzarrit e intrigon klientin e tij. /albeu.com/

Shtuar më 08/02/2013, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori