Napoli "lëshon" përballë Atalantës, Gjimshiti dhe Berisha ëndërrojnë Championsin (VIDEO)
Atalanta ka mposhtur Napolin me rezultatin 2-1 duke bërë një hap të madh drejt ëndrrës Champions League.

Ndeshja nisi e luftuar nga të dy krahët, madje kishte raste kur miqtë ishin më mirë se skuadra e Ancelotti-t.

Megjithatë ishin vendasit ata që kaluan në avantazh me golin e Dries Mertens në minutën e 28’ të takimit. Ky ishte goli i 12-të i belgut në Serie A.

Pas pushimit u nxeh situata dhe Atalanta del në sulm për të kërkuar golin e barazimit.

Miqtë ushtrojnë presion dhe në minutën e 69’ të takimit shënojnë golin e merituar me Duvan Zapata-n. Zapata vazhdon të luftojë për Këpucën e Artë dhe me këtë gol ndodhet në vend të dytë me 21 gola.

minutën e 80’ të takimit Atalanta befason San Paolo-n me golin e avantazhit. Ishte Pasalic ai që dërgoi në rrjetë topin nga brenda zonës.

Atalanta është ngjitur në vend të pestë të renditjes me pikë të barabarta me Milan-in e vendit të katërt.

Berat Gjimshiti ishte titullar dhe tregoi edhe njëherë forcën e tij në qendër të mbrojtjes së Atalanta-s. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2019, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori