Napoli mbetet i kënaqur me një pikë përballë Sassuolo-s (VIDEO)
Napoli nuk ka arritur të shkojë me shumë se barazimi 1-1 përballë Sassuolo që e vuri mjaft në vështirësi.

Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin e bardhë pa gola edhe pse nuk munguan rastet asnjë nga skjuadrat nuk arritën ta çonin topin në rrjetë.

Vetëm 7 minuta nga fillimi i pjesës së dytë Sassuolo do të gjente golin e avantazhit me sulmuesin kryesor Berardi i cili në një rrëmujë në zonë arrinë ta çojë topin në fundin e rrjetës.

Përpjekjet e Napolit për të barazuar të paktën rezultatin do të vononin deri në minutën e 86’ aty ku kapiteni Lorenzo Insigne pas një topi që i erdhi me pak fat në këmbë arriti ta godiste në mënyrën e duhur për të barazuar rezultatin.

1-1 do të ishte edhe rezultati final i kësaj ndeshje e cila e çon Napolin në kuotën e 57 pikëve 6 pikë larg Milanit të vendit të 3-të ndërsa Sassuolo qëndron në vendin e 12 në kuotën e 32 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2019, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori