Napoli me ofertë përfundimtare për Icardin
Mediat e huaja raportojnë se Napoli është duke përgatitur një ofertë përfundimtare prej 60 milionë eurove drejt Interit për Mauro Icardin.

Nerazzurrët bëjnë me dije se tashmë kanë refuzuar një total prej katër ofertave nga kundërshtari i tyre për kapitenin e klubit, ku më e fundit ishte 52 milionë euro plus disa bonuse.

Sipas Sport Mediaset, kjo ka shtyrë presidentin e të kaltërve, Aurelio De Laurentiis të bëjë një përpjekje të fundit për objektivin numër një të verës./Albeu.com/
Shtuar më 28/07/2016, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori