Napoli mposht Juven, fiton Superkupën e Italisë (VIDEO)
Napoli ka fituar Superkupën e Italisë duke mposhtur Juventusin pas penaltive me rezultat 6 me 5. Rezultati përfundimtar i kohës së rregullt ishte 1 me 1, kurse pas vazhdimeve nga 15 minuta, 2 me 2.

Të parët shënuan juventinët. Carlos Tevez shfrytëzoi një gabim të mbrojtësve napolitanë,duke shënuar që në minutën e 5-të.

Dbarazimi erdhi pas një ore lojë. Guzman depërtoi nga e majta dhe dërgoi një harkim të rrezikshëm në zonë, të cilin e priti Gonzalo Higuain për të shënuar me kokë (68’).

Pasi skuadrat përfunduan 90 minutat e rregullt në barazim, ndeshja vazhdoi në dy pjesë shtesë nga 15 minuta, ku realizuan edhe nga një gol.

Carlos Tevez me golin e dytë personal (106’) riktheu epërsinë e bardhezinjve, mirëpo aty ishte Gonzalo Higuain për ta dërguar ndeshjen në penalti (118’).

Në penalti skuadra e Rafa Benitezit u tregua më e suksesshme ku fitoi me rezultat 6 me 5. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2014, ora 21:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori