Napoli mposht kryesuesit e La Liga-s, Roma zhgënjen në shtëpi (VIDEO)
Napoli ka marrë fitoren e parë në Europa League pasi ka mundur 2-0 në transfertë Real Sociedad, skuadra që kryeson La Liga-n.

Ndeshja e luajtur në San Sebastian është hapur nga një gol magjik i Politano-s në minutën e 56-të.

Lajmi i keq për napolitanët është dëmtimi i pësuar nga Lorenzo Insigne në minutën e 20-të.

Sulmuesi nuk ka arritur të niset në kundërsulm dhe është ndalur në mes të fushës për një problem muskulor.

Napoli është ngjitur në vendin e dytë të Grupit F me 3 pikë. Grup që kryesohet nga Alkmaar, që ka mundur 4-1 Rijeka-n mbrëmjen e sotme.

Zhgënjen Roma, që nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola në shtëpi kundër CSKA-së së Sofias.

Verdhekuqtë kryesojnë Grupin A me 4 pikë bashkë me Cluj, që ka barazuar në shtëpi me Young Boys.
Shtuar më 29/10/2020, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori