Napoli në delir, erdhi Maradona (VIDEO-FOTO)

Rikthimi i Maradonës në Itali pas shumë vitesh ka ngjallur një entuziasëm të jashtëzakonshëm në qytetin ku ai konsiderohet ende një idhull i gjallë, Napoli.

Dy herë kampioni i botës me Argjentinën nuk mund të rikthehej në Itali, ku rrezikonte të arrestohej për evazion fiskal.

Ai i detyrohej shtetit italian disa miliona euro dhe rikthimi i tij në vend ndodhi vetëm pas një amnistie fiskale të autorieteve.

Në mbërritjen në Napoli, disa dhjetëra mijëra persona dolën në rrugët e qytetit, për t’i dhënë mirësëardhjen “El Pibe de Oro”-s.

Ndonëse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, besohet se Napoli do të përgatisë një ceremoni të veçantë në nder të 53-vjeçarit, në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, atë me Juventusin. /albeu.com/


Shtuar më 26/02/2013, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori