Napoli nuk heq dorë nga Milot Rashica
Milot Rashica mund të transferohet te skuadra e Napolit për të zënë vendin e Jose Maria Callejon. Ylli i kombëtares së Kosovës është një ndër emrat më të kërkuar prej kohësh nga drejtuesit e "të kaltërve".

20-vjeçari konsiderohet si pasuesi ideal i futbollistit spanjoll, i cili pritet të largohet.

Interesimi i Napolit për talentin shqiptar nuk është surprizë, pasi edhe gjatë vitit të kaluar është folur shumë për mundësinë e transferimit të tij në Serinë A.

Gjatë merkatos verore mund të jetë momenti i duhur për një tjetër hap cilësor në karrierën e Rashicës, i cili në dy sezonet e fundit në Eredivisie ka mundur të shëno 10 gola.
Shtuar më 23/03/2017, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori