Napoli nuk lufton për titull
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se klubi i tij nuk është duke menduar për titullin kampion të Seria A pasi deri në fund të sezonit ka mbetur edhe shumë rrugë e gjatë.

"Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme. Do të jetë shumë keq të mendojmë për ndonjë objektiv më të madh, pasi ne mund të mbesim të pakënaqur në fund".

"Unë kam punuar me Mazzarrin për tre vite, dhe ne kemi rrugën tonë të vjetër", tha De Laurentiis për RaiSport. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori