Napoli po mendon që t'i ofrojë kontratë të re sulmuesit belg, Dries Mertens
Pëlqej
Është raportuar se Napoli po përgatitet t'i ofrojë sulmuesit të saj, Dries Mertens një kontratë të re.

30-vjeçari aktualisht ka një kontratë në San Paolo që skadon në verën e vitit 2020, shkruan Albeu.com.

Gazeta "La Repubblica" pretendon se Partenopei janë të shqetësuar nga fakti se marrëveshja e Mertens përmban ende një klauzolë lirimi prej 28 milionë euro.

Sipas të përditshmes italiane, presidenti Aurelio De Laurentiis është i gatshëm të eliminojë klauzolën pasi që nuk është një reflektim i drejtë i formës së lojtarit gjatë sezoneve të fundit.

Në mënyrë që të joshet belgu, Napoli thuhet se është gati t'i ofrojë Mertensit një pagë prej 5 milionë € në sezon. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 21:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori