Napoli refuzon një shumë maramendëse nga Reali për Koulibalyn
Napoli thuhet se ka refuzuar 90 milionë euro për Kalidou Koulibaly nga Real Madridi dhe Manchester Unitedi.

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka thënë shumë herë se ai ka refuzuar propozimet afër 100 milionë eurosh për qendërmbrojtësin, që besohet të jenë nga Manchester United.

Tani gazeta Corriere dello Sport raporton se Real Madridi gjithashtu ka bërë një ofertë të madhe për reprezentuesin e Senegalit.

Por, ky medium shton se edhe Mbretërit kanë marrë përgjigjen e njëjtë duke u refuzuar nga drejtuesit e Napolit.Kontrata e Koulibalyt ka një klauzolë lirimi me vlerë 150 milionë euro, por do të bëhet aktive vetëm nga vera e vitit 2020.

Nëse Real Madridi po përpiqet të nënshkruajë me Koulibalyn, kjo do të mbështesë raportet në rritje që ata kanë vënë në shitje Sergio Ramosin.
Shtuar më 25/05/2019, ora 22:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori