Napoli refuzon ofertën e Spartakut për Hysajn, Gattuso e do në skuadër
Ivan Gennaro Gattuso vë veton për Elseid Hysajn. Trajneri i Napolit ka kërkuar me ngulm që shqiptari të mos shitet te Spartaku i Moskës, që sikurse njoftuan mediet italiane ufronte 7 milionë euro për kartonin dhe pagë 3 milionë euro për mbrojtësit.

Sipas ekspertit të merkatos, Nicolo Schira, "Gattuso nuk pranon largimin e Hysajt, pasi është një futbollist që ka aftësi për t’u përshtatur taktikisht, duke parë që mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Me mbylljen e merkatos, palët do të firmosin rinovimin e kontratës."”

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, sipas medieve përtej Adriatikut, ka kërkuar 2.8 milionë euro në sezon. Mbetet për t’u parë nëse De Laurentiis do t’ia plotësojë kërkesën. Vetë dëshira e shkodranit është të qëndrojë në te Napoli, ku është përshtatur më së miri prej pesë sezonesh.

Shtuar më 01/10/2020, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori