Pasi arriti të nënshkruajë me Amir Rrahmanin për sezonin e ardhshëm,
Napoli ka vënë si synim të sjellë nën urdhrat e Genario Gattusos edhe mbrojtësin
tjetër shqiptar të
Veronës, 20-vjeçarin Marash Kumbulla.
Ky i fundit ishte zbulimi i këtij sezoni të kampionatit italian, pasi debutoi dhe u shndërrua në një lider të prapavijës së
Veronës, ndërsa prej muajsh ndiqet me mjaft interes nga klube të ndryshme si Interi e Leipzig.
Zikaltrit kanë qenë më konkretë me propozimin e tyre, pasi i kanë ofruar
Veronës 22 milionë euro, plus huazimin një vjeçar të dy futbollistëve dhe gjithashtu lënien e
mbrojtësit edhe për një
tjetër sezon në "Bentegodi", për të kompletuar procesin e rritjes.
Megjithatë
Napoli duket se është futur fuqishëm në garë për mbrojtësin kuqezi, pasi sipas mediave italiane, i ka ofruar
Veronës 28 milionë euro kesh për të marrë menjëherë në "San Paolo" Kumbullën dhe për ta bashkuar sërish me Rrahmanin.
Por te Verona duket se nuk kanë ndërmend të nxitohen, pasi e dinë mirë që ankandi i krijuar për kartonin e
mbrojtësit, mund të rritë çdo ditë e më shumë vlerën e kartonit të tij, ndaj pas ofertës së Napolit, presin reagimin e radhës nga Interi.
Shtuar më 23/04/2020,
ora 09:51