Napoli shfrenon fantazinë, synon dyshen Benzema-Icardi
"Sportmediaset" sqaron situatën për të ardhmen e sulmit të Napolit dhe shpjegon se ëndrra e Carlo Anchelotti quhet Karim Benzema.

Sulmuesi francez i Realit të Madridit po përjeton një sezon të madh sa i takon shifrave dhe rendimentit personal, ndaj duket e vështirë që presidenti Florentino Perez ta lërë të ikë.

Ka hedhur rrënjë dhe ideja e një shkëmbimi të mundshëm mes Lorenco Insinjes dhe Mauro Icardit, me Interin që ende nuk dihet në e pëlqen këtë ide.

Pista më e arritshme është ajo që të çon te Hirving Lozano, sulmuesi meksikan i PSV-së, që vlerësohet 40 milionë euro.
Shtuar më 27/04/2019, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori