Napoli shkatërron Interin dhe i vë në rrezik Championsin
Napoli e ka mposhtur 4-1 Interin në "San Paolo".

Napoli është treguar i fortë për Interin, duke e mposhtur 4-1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "San Paolo", e vlefshme për xhiron e 37 në Serie A.

Vendasit e nisën furishëm duke shënuar për 1-0 në minutën e 16’ me anë të Piotr Zielinski, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë.

Në 45 minutat e pjesës së dytë, skuadrat dhuruan spektakël dhe shënuar katër gola – tri vendasit, një mysafirët.

Për 2-0 ishte sulmuesi, Dries Mertens, ai që realizoi në minutën e 60’, kurse Fabian Ruiz në minutat 71’ dhe 78’ shënoi për 4-0.

Krejt çka arritën të bëjnë mysafirët ishte goli i nderit, i shënuan nga Mauro Icardi, në minutën e 81’ nga penalltia.

Pas kësaj humbje, Interi rrezikon seriozisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ata ndodhen në pozitën e katërt me 66 pikë dhe u duhet patjetër fitorja në ndeshjen e fundit për të siguruar Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 19/05/2019, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori