Napoli siguron fitoren në pjesën e dytë përballë Udinese (VIDEO)
Ka qenë një super ndeshje kjo mes Napolit dhe Udinese në San Paolo jo vetëm sepse u shënuan 6 gola por dhuroi dhe shumë emocione veçanërisht 45 minutat e para.

Napoli arriti kalonte në avantazh në minutën e 17 me Amin Younes më pas do të dyfishonte Callejon në minutën e 26’. Një gol që vuri në gjumë Napolin pasi Udine do ta ndëshkonte 2 herë brenda 6 minutave fillimisht me Lasagna në minutën e 30 dhe më pas Fofana në minutën e 36’ duke e shokuar Napolin i cili I’u desh pushimi 15 minuta për të marë sërish veten. Pjesa e dytë nis nis përsëri më mirë për vendasit të cilët janë në kërkim të golit të avantazhit dhe e arrijnë ta gjejnë në minutën e 57’ me Alesio Milik i cili po kalon një formë mjaft të mirë momentalisht.

Vetëm 10 minuta më pas Napoli do të gjente golin e 4-tët më Mertens. Udine ishte e pafuqishme të bënte sërish atë që bëri në pjesën e parë dhe rezultati do të mbaronte 4-2.

Napoli qëndron komod në vendin e 2-të me 60 pikë ndërsa Udine është duke kaluar një moment jo të mirë duke u renditur në vendin e 16 me 25 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2019, ora 20:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori