Napoli, statujë për Higuain dhe Reina (FOTO LAJM)

Napoli po çmenden nga gëzimi. Qyteti që jeton me futbollin e ka pritur shumë mirë transferimin e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain nga Real Madrid dhe prej ditësh kanë gjetur mënyra të ndryshme për të shprehur lumturinë e tyre.

Përveç seancave stërvitore të skuadrës në Dimaro ku nuk kanë munguar banderolat dhe koret për "El Pipita", një artist napolitan, Genny Di Virgilio, ka vendosur që sulmuesin argjentinas dhe portierin Pepe Reina ti shndërrojë në statuja, ashtu siç është bërë më parë edhe me tekniku Rafa Benitez.

Një qytet i tërë në festë, gjë që nuk është parë që prej epokës së lavdishme të Diego Armando Maradonas. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2013, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori