"Çmendet" Interi, Barella realizon supergol (VIDEO)
Napoli turpërohet në shtëpi (VIDEO)
Sassuolo merr tri pikë të rëndësishme në “San Paolo” dhe i bën gjëmën Napolit të Gattusos. Skuadra e De Zerbit ofron futboll vrasës dhe të shpejtë.

Penalltia e Locatellit dhe goli në fund i Maxime Lopez i japin grushtin final ekipit axurr, që në shtëpi humbet për herë të dytë këtë sezon pasi u mund edhe në Europa League nga AZ Alkmaar.

Ndeshja nis me ritëm dhe vendasit kërkojnë golin me Mertens dhe Osimhen, por Sassuolo mbrohet fort dhe rrezikon vetëm me Boga.

Në pjesën e dytë, duhet një penallti për faull të Di Lorenzos për të zhbllokuar sfidën (Locatelli nuk gabon nga pika e bardhë).

Napoli hidhet totalisht në sulm dhe me kundërsulm, Maxime Lopez, i blerë nga Marseille, dhuron spektakël dhe tallet me mbrojtjen e Gattusos, duke shënuar.

Më parë iu anulua Manolas gol për pozicion të parregullt.
Shtuar më 01/11/2020, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori