Napoli u eliminua nga Championsi, zbuloni rekordin negativ të italianëve
Napoli ka marrë humbjen e parë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit të Jurgen Klop me rezultatin minimal 1 me 0.napoli

Kjo humbje i ka kushtuar ekipit të Ançelotit skualifikimin nga Champions, por ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Europë, në kompeticionin e Europa League. Edhe pse arriti të grumbullojë 9 pikë nga përballjet në grupin e “ferrit” kundër “milionerëve” të PSG dhe finalistëve të edicionit të kaluar, Liverpoolit, kjo nuk i ka mjaftuar të “katlërve” që të arrinin kualifikimin në mbrëmjen e kaluar.

Një rekord ky negativ që mund ta quajmë edhe një mungesë fati për ekipin e drejtuar nga Ançeloti. Napoli bëri çdo gjë që mundi që të mërrte të paktën një pikë në “Anfield”,duke luftuat deri në sekondën e fundit, por në fund fati i buzëqeshi ekipit te Klopit.

Shtuar më 12/12/2018, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori