Napoli uron Hysajn për ditëlindje
Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe klubitNapolit në Serinë A italiane, feston sot 23-vjetorin e lindjes.

Urimet për futbollistin shqiptar kanë nisur prej mëngjesit dhe Napoli i ka dedikuar një poster të veçantë në rrjetet sociale, si dhe një mesazh në faqen e tij zyrtare.

"Datëlindje në shtëpinë e Napolit. Elseid Hysaj mbush 23 vjeç. Mbrojtësi i Napolit ka lindur më 2 shkurt 1994 në Shkodër (Shqipëri). Hysajt i shkojnë urimet e të gjithë klubitNapolit”, thuhet në mesazhin e klubit italian.

Shtuar më 02/02/2017, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori