Napolit do ti duhet të bejë pa Insignen për disa javë
Rezonanca magnetike së cilës iu nënshtrua Lorenzo Insigne zbuloi një dëmtim të shkallës së parë të bicepsit femoral të këmbës së majtë.

Kapiteni i Napolit u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Genoa dhe po priste një përgjigje më të saktë sa i përket shkallës së dëmtimit. Për futbollistin e datëlindjes ‘91 pritet një ndalesë prej të paktën katër javësh. Kthim i tij në fushë duhet të ndodhë mes fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit.

Siç ishte njoftuar më parë nga menaxheri i tij, Vincenzo Pisacane, Insigne do të humbasë ndeshjen e kampionatit kundër Juventusit. Kthimi i sulmuesit nuk ka të ngjarë të ndodhë as për ndeshjen kundër Atalantës, e planifikuar për në 17 tetor në “San Paolo”. Rino Gattuso mund ta ketë lojtarin përsëri në dispozicion për ndeshjen e Serisë A, më 25 tetor, kur napolitët të vizitojnë Beneventon.

Insigne nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet as ftesës së trajnerit Roberto Mancini në ekipin kombëtar për miqësoren me Moldavinë dhe sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Polonisë dhe Holandës.
Shtuar më 30/09/2020, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori