Napolitanët “pushtojnë” Bavarinë
Rreth tetë mijë tifozë italianë kanë pushtuar rrugët e epiqëndrës bavareze në mbështetje të Napolit. Policia po monitoron me kujdes të gjitha lëvizjet duke dashur të shmangë përplasje të mundshme mes tifozerive të të dyja skuadrave. Kujtojmë që në ndeshjen e luajtur në Napoli, dy tifozë gjermanë u plagosën me thikë nga tifozët vendas.

Duan ta bëjnë të ndjeshme edhe nga të tjerët pasionin e tyre për futbollin dhe për Napolin në rrugët e Mynihut. Tifozët axurrë janë të gatshëm ta mbështesin me gjithë forcën e tyre ekipin napolitan.

Me sa duket, tifozët napolitanë i janë përgjigjur thirrjes së skuadrës për mbështetje në një ndeshje delikate për fatet e klubit si kjo e sotmja kundër Bajern Mynih. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori