Naser Aliji bëhet me ekip të ri, firmos më skuadrën e njohur
Pasi zgjodhi vetë që të largohej nga Dinamo Bucureștit, mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji, ka zyrtarizuar ekipin e ri.

Ndërsa mbyllja e merkatos është gjithmonë e më afër, lojtari i Kombëtares ka arritur marrëveshjen me Budapest Honved, që ndodhet në elitën e futbollin hungarez.

Madje me një kontratë tre vjeçare, ndërsa do të mbajë edhe fanellën me numër "30".

Aliji është parë te Kombëtarja si pasuesi më i denjë i Ansi Agollit, duke na ndihmuar edhe në periudhën e artë të Europianit të Francës.

Disi i penalizuar nga skema me tre qendërmbrojtës që ka sjellë Reja, Aliji mbetet një forcë më shumë për kuqezinjtë.
Shtuar më 29/08/2019, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori