Samir
Nasri është në
prag të largimit nga Arsenali pas mosmarrëveshjeve të tij të fundit me trajnerin e tij
francez Arsene Wenger. Ky i fundit spekulohet prej kohësh se do të largohet.
Mesfushori
francez mbeti në shtëpi të premten, kur klubi udhëtoi drejt Portugalisë për miqësoren kundër Benficas.
Sipas të përditshmes angleze Daily Mail,
Nasri është shumë pranë
shitjes në Manchester City për 30 milion euro.
Për mesfushorin
francez Nasri thuhet se ishte grindur me
Arsene Wengerin gjatë kthimit nga turneu përgatitor në Azi javën e kaluar. Marrëdhëniet e tyre janë përkeqësuar si kurrë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2011,
ora 18:03