Nasser Al-Khelaifi tundon Mbappen, çdo gjë dyfishin e Realit
Pronari i PSG Nasser Al-Khelaifi është i gatshëm të mos kursejë në ndjekjen e sulmuesit Mbappe.

Aq shumë që ai mendohet të ketë ofruar më shumë se 105 million paund. Supozohet se PSG do të dyfishojë pagën e ofruara nga Real Madrid, duke çuar të ardhurat e Mbappe deri në 10.5 milion euro në vit, përcjell Albeu.com.

PSG gjithashtu i ka premtuar lojtarit se ai menjëherë do të bëhet një pjesë e rëndësishme e ekipit të parë. Presidenti i Madridit, Florentino Perez, në të vërtetë paralajmëroi Mbappe se ai nuk mund t'i garantojë atij një rol të rregullt në formacionin Zinedine Zidane. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2017, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori