Një prej “luftëtarëve” më të mirë në UFC,
Nate Diaz nuk do të duelojë me Dustin Poirier për shkak të një
dëmtimi të këtij të fundit.
Diaz ka plot dy vite që nuk duelon në
kafaz që prej revanshit të humbur ndaj Conor McGregor. Shkruan Albe
Dëmtimi i Poirier duket se bërë që
Diaz të mendojë për ndonjë rival tjetër. Së fundmi ai ka deklaruar se kërkon të ndeshet me kampionin e botës në fuqi,
Khabib Nurmagomedov. “Kur
Khabib të jetë gati, e pres në
kafaz që të duelojmë së bashku”, tha
Nate Diaz. Një përballje e tillë do të ishte qershia mbi tortë për fansat. /albeu.com.
Shtuar më 11/10/2018,
ora 16:48