Natë e tmerrshme për Boateng, hajdutët i vjedhin shtëpinë
Kevin Prince Boateng ka luajtur 60 minuta në sfidën e mbrëmshme të Barcelonës ndaj Real Valladolid. Një sfidë që u mbyll me fitore falë Lionel Messit, pavarësisht rezultatin e ngushtë 1-0.

Deri këtu duket gjithçka mirë, por teksa Boeteng po luante në fushë, hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin marrë ç’kishin gjetur.

Mesfushorit me tipare sulmuese i kanë grabitur bizhuteri dhe para në vlerën e 300,000 eurove.

Kështu që buzëqeshja në fytyrën e tij është ngrirë menjëherë sapo ka hyrë në shtëpi dhe ka parë çfarë ka ndodhur.
Shtuar më 17/02/2019, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori