Navas do të ndihmojë familjet e prekura nga Covid-19 në vendlindje
Keylor Navas vendos të ndihmojë vendlindjen e tij, Kosta Rikan.

Portieri i PSG-s dhe bashkëshortja e tij, Andreas Salas do të ndihmojnë familjet të cilat janë në vështirësi në këtë kohë koronavirusi, me një nismë të quajtur "Shporta e Shpresës".

Ata në bashkëpunim me donatorë të tjerë kanë bërë gati plot 3700 pako me të gjitha gjërat e nevojshme për një familje. Këto shporta do i shpërndahen po aq familjeve sa më shpejt të jetë e mundur, pas lejes nga ana e autoriteteve. Dhurimet nuk do të ndalen me kaq, por pritet të marrin përmasa më të mëdha në të ardhmen.
Shtuar më 26/04/2020, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori