Navas e di se nuk është lehtësuar nga largimi i Neymarit, pasi mbetet akoma Barcë
Pëlqej
Navas ka folur për mediat në vigjilje të super sfidës së El Clasicos. Portieri nga Costa Rika ka shprehur bindjen e tij se largimi Neymarit nuk do ta dobësojë Barcelonën pasi katalanasit janë të fuqishëm në organikën e tyre.

"Talenti i Neymarit ishte i padiskutueshëm, por largimi i tij nuk mund të shkatërrojë mentalitetin që Barcelona ka. Ata nuk janë të dobët pa të," u tha gazetarëve Navas. "Lojtari që do ta zëvendësojë atë në pozicionin e tij do të duhet të ketë të njëjtën dëshirë dhe do të fitojë duke mos qenë më i dobët. Barcelona gjithmonë ka një mënyrë të qartë të lojës." përfudnoi numri 1 i portës madrilene, përcjell Albeu.com.

Real Madrid do të takohet më Barcelonën në tempullin e katalanasve për të diskutuar finalen e parë të Super Kupës së Spanjës në orën 22:00. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori