Navas: Jemi një grup lojtarësh që do qëndrojmë bashkë deri në fund
Portjeri Madrilen, Keylor Navas është shfaqur para mediave pas fitores së Real Madridit ndaj Real Sociedadit në gjiron e 4-të të La Ligas.

”Me të vërtetë jemi të kënaqur, faleminderit Zotit që kemi marrë 3 pikë shumë të rëndësishme. Ne e dinim nivelin e kundërshtarit dhe gjithashtu gabimet që nuk duhej ti bënim. Sot ne startuam shumë mirë dhe kemi bërë një punë të madhe. Skuadra shfaqi një përqendrim të përmirësuar sot.”

”Bale është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë na ndihmon neve. Përkundër asaj që thonë njerëzit, ai gjithmonë punon shumë dhe vendosi një ndryshim që u shpërblye në këtë ndeshje. Askush nuk dëshiron që ti ndëgjojë njerëzit të flasin negativisht për këdo, por ai është një profesionist dhe ka besim në aftësitë e tij. Ai e ka shfaqur kualitetin e tij në këtë ndeshje.”, përcjell Albeu.com

”Jam i lumtur të luajë përkrah lojtarëve më të mirë në botë, është e pabesueshme. Ne jemi një skuadër që gjithmonë jep 100 % nga vetja dhe nganjëherë gjërat shkojnë mirë dhe në anën tjetër shkojnë më pak. Por mbi të gjithave ne jemi së bashku edhe jam i lumtur që gjendem pjesë e kësaj skuadre.”

”Mayoral ka punuar shumë dhe ka pritur për mundësinë e tij. Ai është një djalosh i ri që është i etur të rritet si futbollist dhe të kandidojë për pozitën e tij, që është pozitive për skuadrën. Jemi shumë të lumtur me të pasi ai na ndihmoi shumë në këtë ndeshje.” pwrfundoi portieri i Cost Ricës. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori