Navas: Ramos është tifoz i Sevillas
Kapiteni i Sevillas, Jesus Navas, ka bërë të ditur se ai bisedon mjaft shpesh me kapiten e Real Madridit, Sergio Ramos, dhe ai gjithmonë interesohet për klubin pasi që ende është tifoz.

“Më pëlqen shumë ai sepse gjithmonë kam përjetuar momente të mrekullueshme me të, edhe kur ishte këtu si fëmijë, por edhe Kombëtaren e Spanjës. Ne vazhdimisht bisedojmë sepse ai është një shok i cili është gjithmonë me mua, ai më telefonon dhe flasim shpesh”, ka thënë Navas.

“E vërteta është se po, ai është tifoz që kur ka qenë i vogël. Ai u rrit këtu dhe gjithmonë është në dijeni për gjërat që ndodhin”.

“Këto janë situata delikate. Shpresoj se një ditë gjithçka do të zgjidhet”, u shpreh Navas.
Shtuar më 26/09/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori