Navas shpëton Spanjën nga humbja (VIDEO)
Një gol i Jesus Navas në minutën e fundit të ndeshjes i jep barazimin Spanjës në miqësoren e Gjenevës ndaj Kilit. Kampionët e Botës dhe Europës vuajtën shumë përballë amerikano-jugorëve të cilët kaluan dy herë në avanatazh me anë të Eduardo Vargas, në minutat 5 dhe 44.

Për ekipin e drejtuar nga Vincente Del Bosque në fillim barazoi përkohësisht sulmuesi i Tottenham Roberto Soldado, në minutën e 38 dhe në fundin e takimit mesfushori i Manchester City Jesus Navas ruajti nderin e "La Rojas".

Spanja e kishte pushim dje përsa i përket eleminatoreve të Brazil 2014 dhe fitorja e Francës ndaj Bjellorusisë e ka shtyrë kualifikimin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori