NBA – Boston afër Finales
Albeu.com
Boston Seltiks mundi Detroit Pistons me rezultat 106-102, në përballjen e pestë në kuadër të finales së Konferencës së Lindjes."Seltiks" tani ka nevojë për një fitore për të avancuar në finale të NBA-së, pasi ka avantazh 3-2 në rezultatin e përgjithshëm. Më i merituari për fitore të "Seltiks"-it ishte Rej Alen, i cili regjistroi 29 pikë, ndërsa Kendrik Perkins shtoi 18 pikë e 16 kërcime. Tek mysafirët nga Detroiti më të spikatur ishin Çonsi Billaps me 26 dhe Riçard Hamilton me 25 pikë. Përballja e 6-të do të zhvillohet gjatë ditës së premte në Detroit. (alsat)
Shtuar më 29/05/2008, ora 20:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori