Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
NBA: Billups udheheq Denverin drejt fitores ndaj San Antonios
Pëlqej
Albeu.com
Chauncey Billups ka shёnuar pikёt mё tё larta tё ndeshjes, 22 pikё, pёr tё udhëhequr Denver Nuggets drejt fitores 91-81 ndaj San Antonio Spurs.
Nuggets kanё fituar shtatё nga tetё ndeshje qё kur kanё siguruar shërbimet e Billups nga Detroit Pistons, dy javё mё parё.

Billups po ashtu kontribuoi me gjashtё asistime, Carmelo Anthony shёnoi 21 pikё dhe nёntё kërcime, derisa Denver me kёtё triumf i dha fund tre fitoreve radhazi tё San Antonios.

Duke luajtur pa tё lёnduarit Tony Parker dhe Manu Ginobili, lojtarёt e San Antonio dёshtuan tё jenё tё saktё nё gjuatje, me vetëm 38% qё prekёn rrjetёn.

George Hill ishte mё i sakti te San Antonio me 20 pikё, ndёrsa Tim Duncan u ndalua nё vetëm 12 pikё dhe 11 kёrcime.
Shtuar më 20/11/2008, ora 20:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori