NBA: Boston siguron finalen përballë LA Lakers
Albeu.com
Boston Celtics ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e parë të NBA-së që nga viti 1987, pasi që në ndeshjen e pestë të play-offit, mposhti Detroit Pistons me 89-81, duke triumfuar kështu në finalen e Konferencës Lindore.Paul Pierce udhëhoqi tek Boston me 27 pikë, duke siguruar përballjen me MVP-në e sezonit, Kobe Bryant, dhe ekipin e tij Los Angeles Lakers, që në Konferencën Perëndimore mposhti kampionin në fuqi të NBA-së, San Antonio Spurs.

Tek Boston, Ray Allen shënoi 17 pikë, derisa Kevin Garnett 16. Tek Detroit, Chauncey Billups shënoi më së shumti në ndeshje, 29 pikë, ndërsa Hamilton arriti 21 pikë.

Seria prej shtatë ndeshjeve mes Boston dhe Los Angeles, për të përcaktuar fituesin e NBA-së të këtij sezoni, do të fillojë të enjten. Dy ekipet mes veti janë takuar 10 herë në finalet e NBA-së. Në vitin 1987 ishte hera e fundit që Boston arriti deri në këtë nivel, dhe u mposht nga Lakers në ndeshjen e gjashtë.
Shtuar më 31/05/2008, ora 18:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori