NBA: Detroit Pistons iu rikthehet fitoreve
Pëlqej
Albeu.com
Ekipi Detroit Pistons i është rikthyer fitoreve, duke mposhtur skuadrën e New York Knicks me rezultat 110-96.
Richard Hamilton udhëhoqi me 17 pikë për t’i dhënë fitoren e nëntë Detroit Pistons, derisa New York Knicks pësoi humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Allan Iverson përfundoi ndeshjen me 16 pikë dhe pesë asistime, derisa Tayshaun Prince shënoi 15 pikë dhe po aq asistime.

Al Harrington shënoi pikët më të larta për Knicks, 25 pikë, derisa David Lee arriti 17 pikë.
Shtuar më 27/11/2008, ora 18:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori