NBA: Iverson i jep fund fitoreve te LA Lakers
Pëlqej
Albeu.com
Allen Iverson ka shënuar 25 pikë për të udhëhequr Detroit Pistons drejt fitores prej 106-95 në udhëtim tek ekipi i pamposhtur këtë sezon në NBA, Los Angeles Lakers.
Iverson i cili iu bashkua Pistons-ave nga Denveri gjatë javës së kaluar, ishte ndër pesë lojtarët e Detroit që shënuan pikë dyshifrore, duke çuar në 7 numrin e fitoreve, kundrejt 2 humbjeve, derisa për Lakers, pas shtatë fitoreve, kjo ishte humbja e parë.

Rasheed Wallace kontribuoi po ashtu me 25 pikë dhe 15 kërcime, derisa 18 pikë shënoi Tayshaun Prince.

MVP i NBA-së, Kobe Bryant shënoi pikët më të larta në ndeshje, 29 pikë, por që ishin të pamjaftueshme të ngushtojnë diferencën ndaj mysafirëve.
Shtuar më 15/11/2008, ora 16:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori